“Vetëm 15% e bizneseve shqiptare gati për BE-në”, Tabaku akuza Ramës: Reforma vetëm në letër

“Vetëm 15% e bizneseve shqiptare gati për BE-në”, Tabaku akuza Ramës: Reforma vetëm në letër

Deputetja demokrate, Jorida Tabaku, akuzoi Qeverinë se ka bërë reforma vetëm në letër, ndërsa thekson se 15 % e bizneseve shqiptare janë gati për në BE. Reagimi i Tabakut vjen në një kohë kur nga Brukseli është njoftuar kalimi i IBAR-it, ndërsa Qeveria po përgatitet të nisë fazën tjetër të negociatave me Bashkimin Europian. Në një video të publikuar në rrjetet sociale, Tabaku thekson se procesi i integrimit nuk mund të reduktohet në miratim ligjesh në letër, ndërkohë që bizneset shqiptare mbeten të papërgatitura për kostot dhe standardet që kërkon tregu europian. Sipas saj, vetë shoqatat e biznesit pranojnë se vetëm 15% e bizneseve, kryesisht ato prodhuese, janë gati për procesin e integrimit, ndërsa shumica dërrmuese nuk përballojnë dot kostot e përafrimit me standardet e...