E TRISHTË – Ndahet nga jeta në moshën 46-vjeçare bashkëshorti i deputetes së PD, Elda Hoti
Është ndarë nga jeta në moshën 46-vjeçare Ladi Ndoja, bashkëshorti i deputetes së Partisë Demokratike, Elda Hoti.Lajmin e trishtë e ka bërë të ditur vetë deputetja përmes një postimi në rrjetet sociale, ku ka publikuar disa fotografi familjare dhe një mesazh prekës kushtuar bashkëshortit të saj.“U prehsh në paqe, i miri i zemrës time! Ladi im, shpirti im. Do na mungosh gjithë jetën”, shkruan Elda Hoti.Ndarja e parakohshme nga jeta e 46-vjeçarit ka sjellë reagime dhe mesazhe të shumta ngushëllimi nga miq, të afërm, qytetarë dhe përfaqësues të politikës.Deri në këto momente nuk janë bërë publike detaje zyrtare lidhur me shkakun apo rrethanat e ndarjes së tij nga jeta.Ladi Ndoja lë pas bashkëshorten dhe dy fëmijët e tyre. Ngushëllime familjes për këtë humbje të rëndë.Post...
Burimi:
sarandanews.com