Verifikimi i dëmeve të përmbytjeve në Lezhë, mbi 1700 hektarë kultura bujqesore të dëmtuara nga prezanca e ujit
Vërshimi i ujërave nga reshjet intensive të shiut ka sjellë pasoja të rënda në zonat bujqësore të Lezhës. Sipërfaqe të tëra toke kanë mbetur nën ujë, duke dëmtuar prodhimin bujqësor, veçanërisht kulturat e jonxhës dhe grurit. Të dhënat paraprake të mbledhura nga strukturat vendore tregojnë se përmbytjet kanë prekur gjithashtu edhe kultura të tjera, ndërsa ndikimi në blegtori dhe banesa paraqitet më i kufizuar. Në terren janë angazhuar dy grupe pune të Bashkisë Lezhë, të cilat kanë realizuar inspektime dhe verifikime të detajuara për evidentimin e dëmeve. Drejtori i Bujqësisë, Paulin Gjergji, konfirmon se procesi i vlerësimit është drejt mbylljes, duke u bazuar si në dokumentacionin e dorëzuar nga fermerët, ashtu edhe në kontrollet në terren. Dëmet janë evidentuar në rreth 1 700 hektarë. Pjesa më...
Burimi:
sot.com.al