Vendimi i Bordit të Transparencës për çmimin tavan të tregtimit të karburanteve në vend, reagon Konfindustria: Të ulet edhe barra fiskale

Vendimi i Bordit të Transparencës për çmimin tavan të tregtimit të karburanteve në vend, reagon Konfindustria: Të ulet edhe barra fiskale

Konfindustria ka shprehur mbështetje për vendimin e ekzekutivit nëpërmjet Bordit të Transparencës për vendosjen e çmimeve tavan të karburanteve në tregtinë me shumicë dhe pakicë. Në një reagim Konfindustria, sqaron se kjo përbën ndërhyrjen e parë të qeverisë shqiptare në tregun e karburanteve në kushtet e jashtëzakonshme të krizës. “Të gjitha shtete e rajonit dhe më gjerë kanë marrë masa të menjëhershme për zbutjen e pasojave të luftës së Gjirit Persik. Çmimet e vendosura të produkteve të karburanteve janë mbi 8% më të ulta, që tregon qartësisht për hapësirat e gjera të spekulimeve nga operatorët e tregut dhe domosdoshmërinë e ndjekjes së vazhdueshme të mbikëqyrjes së tregut strategjik të karburanteve”, thuhet në deklaratë. Konfindustria i kërkon qeverisë shqiptare, që bashkë me mbikqyrjen nëpërmjet Bordit të...