Vendimet e qeverisë, ja kush emërohet zëvendësministër i Infrastrukturës dhe Energjisë
Erlind Sulo është emëruar gjatë ditës së sotme zv.ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë. Njoftimi i qeverisë: Njëherësh u miratuan dhe emërime dhe lirime nga detyra të disa funksionarëve në institucione shtetërore: – Z. Erlind Sulo emërohet zëvendësministër i Infrastrukturës dhe Energjisë. – Z. Piro Misha, drejtor i Bibliotekës Kombëtare, lirohet nga kjo detyrë. – Z. Emiljan Jani, prefekt i Qarkut të Durrësit, lirohet nga kjo detyrë. – Z. Adrian Gurra emërohet prefekt i Qarkut të Durrësit. – Z. Nertil Jole, prefekt i Qarkut të Korçës, lirohet nga kjo detyrë. – Znj. Florinda Zegullaj emërohet prefekt i Qarkut të Korçës. – Z. Shkëlqim Hajdari, inspektor i Përgjithshëm i Inspektoratit të Përgjithshëm, lirohet nga kjo detyrë. Top Channel
Burimi:
top-channel.tv