Vendimet e Këshillit të Ministrave, administrata do të ketë pushim edhe ditën e premte 

Vendimet e Këshillit të Ministrave, administrata do të ketë pushim edhe ditën e premte 

Këshilli i Ministrave ka vendosur që edhe dita e premte, më 26 dhjetor, të jetë ditë pushimi për administratën publike. Sipas vendimit, pushimi vjen si zgjatje e festës së Krishtlindjes, pasi administrata nuk do të punojë as ditën e enjte, më 25 dhjetor, e cila është festë zyrtare. Në këtë mënyrë, punonjësit e administratës përfitojnë dy ditë pushimi, ndërsa institucionet publike do t’i rikthehen normalisht aktivitetit të hënën. Top Channel