Vendim i Apelit të GJKKO-së: Drejtori i Veliajt, Taulant Tusha kalon nga burgu në arrest shtëpie
Gjykata e posaçme e Apelit ka ndryshuar masën e sigurimit për Taulant Tushen, i arrestuar në kuadër të çështjes së 5D. Apeli i Posaçëm e ka liruar nga qelia duke e dërguar në masën e sigurimit arrest në shtëpi. Taulant Tusha, ish-drejtor i Planifikimit të Punëve Publike dhe komisionit të prokurimeve publike në bashkinë e Tiranës, akuzohet për shkelje të barazisë në tendera, e kryer dy herë dhe e kryer në bashkëpunim. Për periudhën 2016-2020, SPAK ka zbuluar se “5D Konstruksion” sh.p.k ka marrë 12 tendera publikë, duke shkelur rregullat e prokurimit dhe duke siguruar përfitime prej rreth 192.7 milionë lekësh.
Burimi:
gijotina.com