“Vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme”, Tafani: Rama e prishi kontratën me qytetarët
Analisti Endri Tafani mendon që Shqipëria duhet të shkojë në zgjedhje të parakohshme, pas protestave të fundit në vend, që sot kanë hyrë në ditën e 36-të. I ftuar në një studio televizive Tafani thekson që populli ka ndryshuar mendim sa i takon kontratës me Ramën, pasi protestat kanë qenë masive. “Çdokush ka të drejtë të kërkojë dorëheqjen e qeverisë. Është A-ja e demokracisë. Për më tepër në Kushtetutën tonë kemi disa nene rresht që flasin për zgjedhje të parakohshme. Tani çfarë të bëjmë? T’i heqim ato zgjedhjet e parakohshme? Të themi: Një herë në 4 vjet ndaheni mendjen, s’ka më zgjedhje të parakohshme! Kontrata është një kontratë ku pronari është populli jo ti si kryeministër. Kur populli në mënyrë masive…Kjo që po ndodh është...
Burimi:
sot.com.al