“Vend i vogël dhe djallëzor në Evropë”/ Lufta e panjohur mes Teheranit dhe Tiranës, analiza nga Kathimerini: Shqipëria bëhet objektiv i hakmarrjes iraniane

“Vend i vogël dhe djallëzor në Evropë”/ Lufta e panjohur mes Teheranit dhe Tiranës, analiza nga Kathimerini: Shqipëria bëhet objektiv i hakmarrjes iraniane

Shqipëria është bërë shënjestër e tensioneve midis Teheranit dhe Organizatës Popullore Muxhahedine të Iranit (MEK), një grup anti-regjim iranian që ka selinë e tij globale në kampin Ashraf-3 pranë Durrësit. Sipas një analize të medias greke Kathimerini, aktivitetet anti-regjim të MEK kanë nxitur hakmarrjen e shërbimeve sekrete iraniane, duke e kthyer Shqipërinë në një objektiv të mundshëm për sulme kibernetike dhe kërcënime diplomatike. Pjesë nga analiza: Ish-udhëheqësi iranian Ali Khamenei e përshkroi Shqipërinë si “një vend të vogël dhe djallëzor në Evropë” pas vrasjes së gjeneral majorit iranian Qasem Soleimani në janar 2020, pranë Aeroportit Ndërkombëtar të Bagdadit, nga një dron amerikan. Deklarata u interpretua si një sulm ndaj rolit të Shqipërisë në mbrojtjen e organizatës anti-regjim iraniane, MEK (Organizata Popullore Muxhahedine të Iranit). Reagimi...