Veliaj reagon pas seancës gjyqësore: KLP në një harmoni shqetësuese me Ols Dadon
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj është shprehur se gjatë seancës së djeshme në Gjykatën Administrative, ku po shqyrtohej padia ndaj Ols Dados, u evidentuan zhvillime shqetësuese për standardet e shtetit të së drejtës dhe transparencës së drejtësisë në Shqipëri. Komentet Veliaj i bëri përmes një postimi në rrjetet sociale, ku zbërtheu detaje nga seanca e djeshme në Administrative, ku kryebashkiaku kërkon shpalljen e pavlefshmërisë së Ols Dados si prokuror. Veliaj dënoi ndalimin e transmetimit live të seancës gjyqësore, duke e cilësuar udhëzimin administrativ të Këshillit të Lartë Gjyqësor, në kundërshtim me standardin kushtetues për transparencën e gjykimit. Për Veliajn, në një shtet demokratik, karriera e një prokurori (Ols Dado në rastin konkret) nuk mbrohet duke shmangur kontrollin publik mbi ligjshmërinë e mandatit të tij, por duke provuar publikisht se...
Burimi:
opinion.al