Veliaj në qeli prej shkurtit 2025/ SPAK jep lejen që avokatët ndërkombëtarë ta takojnë

Veliaj në qeli prej shkurtit 2025/ SPAK jep lejen që avokatët ndërkombëtarë ta takojnë

Prokurorët e SPAK kanë vendosur, pas 500 ditësh, të lejojnë avokatët ndërkombëtarë të Erion Veliajt të takojnë kryebashkiakun e Tiranës. Burime për Shqiptarja.com nga mbrojtja e Veliajt bëjnë me dije se vendimi është marrë para disa ditësh, ndërsa pritet që avokatët ndërkombëtarë të takojnë Veliajn në qeli. Më herët, avokatët ndërkombëtarë të Veliajt kishin kërkuar disa herë takim me të, për të dokumentuar çdo shkelje të bërë ndaj kryebashkiakut të Tiranës në çështjen e tij hetimore dhe për ta çuar atë në Gjykatën Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut në Strasburg.