Veliaj kërkon paligjshmëri të Ols Dados si prokuror, sot seanca në Administrative
Sot në orën 09:00 do jetë përballja e radhës në Gjykatën Administrative për padinë e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj i cili kërkon anulimin e dekretit që e bëri Ols Dadon prokuror. Shkak i shtyrjes së seancës më 3 korrik ishte mungesa e avokatit Plarent Ndreca. Veliaj i cili ishte i pranishëm në seancë kërkoi leximin e një deklaratë, por gjyqtari nuk ia lejoi. Në deklaratën që u shpërnda më pas për mediat, Veliaj tha se Kushtetuesja arriti në përfundimin se nuk ka provuar për të arritur dyshimin se është kryer vepër penale.
Burimi:
sot.com.al