“Vazhdojmë të helmohemi çdo ditë”/ Korreshi nuk ndal denoncimet:Heshtja sot do të thotë më shumë ndotje nesër, ngrihuni
Deputeti i PD-së Saimir Korreshi vijon me denoncimet mbi shqetësimet dhe problematikat në Lushjne dhe zonat përreth saj. Së fundi Korreshi ka treguar për plehrat që digjen vend e pa vend në Tërbuf të Divjakës. Kjo është një problematikë që shqetëson të gjithë qytetarët pas tymi dhe aroma e pakëndshme kanë pushtuar zonën. Krahas denoncimit, deputeti i PD-së u bën thirrje qytetarëve të ngrihen në protestë sa nuk është vonë pasi heshtja do të thotë më shumë ndotje nesër. “Edhe pse e kemi denoncuar më parë, inceneratori në Tërbuf jo vetëm që nuk është ndalur, por ka shtuar edhe kapacitetin. Vazhdojmë të helmohemi çdo ditë nga era e plehrave dhe gomave të djegura, duke “parfumosur” të gjithë zonën me ndotje dhe rrezik për shëndetin. Ngrihuni...
Burimi:
sot.com.al