Vatikan mysliman në Tiranë/ Bektashinjtë gati për shtetin e ri, monedha dhe pasaporta
Projekti për krijimin e një mikro-shteti bektashi në Tiranë duket se po hyn në një fazë të re përgatitore. Sipas medias franceze të specializuar për inteligjencën dhe rrjetet e ndikimit, Intelligence Online, drejtuesit e Urdhrit Bektashi po punojnë për strukturat që do të shoqëronin krijimin e këtij entiteti sovran. Projekti u prezantua publikisht nga kryeministri Edi Rama në shtator të vitit 2024 dhe parashikon një territor prej rreth 11 hektarësh në Tiranë, të cilin Rama e ka krahasuar me një “Vatikan mysliman”. Sipas Intelligence Online, përveç strukturave institucionale, po diskutohen edhe elemente simbolike të një shteti, përfshirë krijimin e një monedhe të quajtur “bek” dhe lëshimin e pasaportave. Media franceze raporton se monedha mund të lidhet me çmimin e arit. Në të njëjtën kohë, Baba...
Burimi:
ntv.al