Vatër zjarri në Karaburun, tymi mbulon një pjesë të zonës

Vatër zjarri në Karaburun, tymi mbulon një pjesë të zonës

Një vatër zjarri është shfaqur në zonën e Karaburunit, duke rikthyer shqetësimin për nisjen e sezonit të zjarreve në vend. Nga pamjet, duket se tymi ka mbuluar një pjesë të konsiderueshme të zonës, ndërsa ende nuk ka informacion zyrtar për përmasat e flakëve apo shkaqet e rënies së zjarrit. Situata ngre alarmin për një verë që mund të shoqërohet sërish me episode të shumta zjarresh.