Vasili: Parlamenti Europian miraton shpërdorimin e detyrës si vepër penale, Rama kërkon ta fshijë!

Vasili: Parlamenti Europian miraton shpërdorimin e detyrës si vepër penale, Rama kërkon ta fshijë!

Në një reagim në rrjetet e tij sociale, Petrit Vasili denoncoi tentativën e Edi Ramës për të fshirë nga Kodi Penal shpërdorimin e detyrës, duke e paraqitur si një akt mbrojtjeje të interesave të tij dhe të zyrtarëve që favorizohen nga qeveria. Vasili e lidh këtë direkt me votimin historik të Parlamentit Europian më 26 mars, ku me shumicë dërrmuese u miratua direktiva e parë e BE-së kundër korrupsionit, që e vendos shpërdorimin e detyrës si vepër penale dhe i jep dënime të qarta shkelësve të funksioneve publike. Vasili theksoi se alibitë e Ramës për “heqjen e nenit të mjegullt” bien në ujë dhe se Europa nuk toleron asnjë kompromis me korrupsionin. Postimi: Parlamenti Europian ka miratuar dje, më 26 mars, Direktivën e parë të BE-së...