Vapa ‘pushton’ Tiranën, mjekët: Kujdes temperaturat e larta
Vala e të nxehtit që ka përfshirë gjithë Europën nuk ka kursyer as Shqipërinë. Në Tiranë, temperaturat e larta kanë ndikuar ndjeshëm në përditshmërinë e qytetarëve. Shumë prej tyre lëvizin me shishe uji në duar, freskuese apo çadra për t’u mbrojtur nga vapa përvëluese, ndërsa të tjerë kërkojnë çdo cep me hije për t’i shpëtuar vapës. Por jo të gjithë e kanë “luksin” të shmangin orët më të nxehta të ditës. Punonjësit e ndërtimit vazhdojnë punën mbi skela edhe në kulmin e temperaturave. Po aq e vështirë është edhe puna për pastruesit e rrugëve, të cilët e kalojnë të gjithë turnin nën diell, apo edhe efektivët e policisë rrugore. Ose ata që punojnë në kioska të vogla. 33-vjeçarja filipinase Ladymay Dela Penap tregon se punon edhe gjatë orëve...
Burimi:
ntv.al