Valë përjashtimesh në selinë e PD në Elbasan/ Pas Doris Madhit hiqen edhe 3 emra të tjerë

Valë përjashtimesh në selinë e PD në Elbasan/ Pas Doris Madhit hiqen edhe 3 emra të tjerë

Dega e Partisë Demokratike në Elbasan po zhvillon këtë të dielë zgjedhjen e drejtuesit të ri të degës. Në garë janë 5 kandidatë, Lumturi Hasa, Durim Cekrezi, Elior Vila, Sokol Shkëlzeni si dhe Alis Narazani. Por, teksa ky proces shihet si vendimtar për të ardhmen e degës së PD në Elbasan, anëtarët po përballen me heqjen e emrit të tyre nga listat e anëtarësisë. Pas denoncimit të anëtares së PD në Elbasan, Doris Madhi, aktualisht drejtuese e grupit të këshilltarëve të opozitës në Këshillin Bashkiak të qytetit, e cila tha se është hequr nga lista e anëtarësisë pa asnjë njoftim, duket se janë përzënë edhe 3 demokrate të tjera. Sipas burimeve, nga lista është hequr edhe emri i Rudina Allës, kryetare e forumit demokrat të...