Ushtria në Fier për evakuimin e banorëve dhe gjësë së gjallë në fshatin Ferras
Forcat e Armatosura dhe Emergjencat Civile po punojnë me ritëm të shpejtë për të evakuuar banorët dhe gjënë e gjallë në fshatin Ferras në Fier, të cilët rrezikohen nga përmbytja, pasi niveli i ujit ka arritur lartësinë maksimale të argjinaturës dhe rrezikon ta tejkalojë atë. Një i moshuar i sëmurë është evakuuar nga banesa e përmbytur në Ferras, falë ndërhyrjes së forcave të ushtrisë dhe ekipit mjekësor, të cilët e transportuan drejt Spitalit Rajonal Fier. Situata vijon të jetë e tensionuar në zonë, pasi niveli i ujit ka arritur pranë kufirit maksimal të argjinaturës. Për të shmangur çdo rrezik përmbytjeje, strukturat përgjegjëse dhe banorë të zonës kanë ndërhyrë me vendosjen e thasëve me rërë përgjatë argjinaturës, duke forcuar pikat më problematike. Ekipet e ushtrisë kanë ndihmuar...
Burimi:
gijotina.com