Ura e Mirakës rrezikon shembjen, shkak gërmimet pa kriter të lumit Shkumbin

Ura e Mirakës rrezikon shembjen, shkak gërmimet pa kriter të lumit Shkumbin

Banorët e fshatit Polis dhe të zonës përreth kanë shprehur shqetësimin e tyre për gjendjen e urës që lidh fshatin me Mirakën. Një qytetar ka paralajmëruar se ura po rrezikon shembjen nga punimet dhe gërmimet afër lumit Shkumbin. Ai thotë se urës që ndodhet pranë asaj që u prish në Librazhd, i kanë dalë në sipërfaqe kembët nga gërmimi pa kriter i lumit. Banorët shprehin frikën se nëse nuk merren masa urgjente, ura mund të dëmtohet rëndë, duke rrezikuar kalimin e makinave dhe këmbësorëve dhe duke izoluar zonën. Ata kërkojnë që autoritetet lokale dhe ato përgjegjëse për ndërtimet të ndërhyjnë menjëherë për të kontrolluar gjendjen e urës dhe për të parandaluar dëme të mëtejshme. Përveç shqetësimit të banorëve, situata ngre pyetje për menaxhimin e punimeve...