Universiteti “Aleksandër Moisiu” nderon dy nipërit e aktorit me famë evropiane, Rama: Përfaqësuesi i mrekullueshëm i një njeriu që tejkaloi origjinën e tij, pa e braktisur atë

Universiteti “Aleksandër Moisiu” nderon dy nipërit e aktorit me famë evropiane, Rama: Përfaqësuesi i mrekullueshëm i një njeriu që tejkaloi origjinën e tij, pa e braktisur atë

Universiteti “Aleksandër Moisiu” nderon sot dy nipërit e aktorit me famë evropiane Aleksandër Moisiut, mendimtarin dhe filantropin Nicolas Berggruen dhe vëllain e tij Oliver Beggruen, historian arti, me titullin “Doctor Honoris Causa”. Në ceremoni mori pjesë edhe kryeministri Edi Rama, i cili u shpreh se Moisiu ishte një artist që bëri famë jashtë Shqipërisë, por nuk harroi nga vinte. “Më lejohej të hyja në studion e babait tim kur ftohej dhe nëna ime që të shihte një skulpturë të përfunduar. Aty u përballa për herë të parë me fytyrën e të madhit, e gjyshit tuaj, Aleksandër Moisiut. Ajo që unë pashë si fillim ishte një skulpturë prej balte që babai im po e përpunonte me shumë përkushtim. Ai ishte përfaqësuesi më i mrekullueshëm i një...