“Uniforma, vijë e padukshme mes jetës dhe sakrificës”/ Nderohen policët e rënë në krye të detyrës, flet Hita
Në kuadër të Ditës së Dëshmorëve, u zhvilluan homazhe në nder të efektivëve të rënë në krye të detyrës, në një ceremoni ku morën pjesë drejtues të lartë të institucioneve të sigurisë dhe familjarë të dëshmorëve. Drejtori i Përgjithshëm i Policia e Shtetit, Skënder Hita, në fjalën e tij theksoi simbolikën e kësaj dite për çdo punonjës policie, duke e cilësuar uniformën si një betim dhe përgjegjësi që shkon përtej detyrës së përditshme. “5 Maji, Dita e Dëshmorëve të Policisë së Shtetit dhe të Atdheut, është një ditë kur uniforma nuk shihet vetëm si detyrë, por si betim, si një vijë e padukshme mes jetës së zakonshme dhe sakrificës së jashtëzakonshme. Për çdo punonjës policie, kjo ditë është edhe pasqyrë, edhe thirrje. Pasqyrë për të...
Burimi:
sot.com.al