“Unë mund të survejohem e arrestohem, por nuk lejohem t’i drejtohem gjykatës”, Veliaj në seancën kundër prokurorit të SPAK: Po konsiderohem rrezik për drejtësinë

“Unë mund të survejohem e arrestohem, por nuk lejohem t’i drejtohem gjykatës”, Veliaj në seancën kundër prokurorit të SPAK: Po konsiderohem rrezik për drejtësinë

Në fjalën e tij në Gjykatën Administrative, kryebashkiaku Erion Veliaj u shpreh se po konsiderohet si një rrezik për drejtësinë. Në padinë e bërë për prokurorin e SPAK, Ols Dado, ai u shpreh se ai mund të survejohet dhe arrestohet, por nuk i lejohet t’i drejtohet gjykatës. Fjala e Veliajt: I nderuar z. Gjyqtar, Kam më shumë se pesëmbëdhjetë muaj që jetoj në një realitet që, deri pak kohë më parë, do ta konsideroja të paimagjinueshëm në një republikë demokratike. Një realitet ku raporti midis qytetarit dhe pushtetit penal është përmbysur gradualisht, deri në pikën që vetë garancitë kushtetuese duken çdo ditë e më të brishta përballë forcës së pakontrolluar të këtij autoriteti shtetëror. Është një situatë me një ngarkesë të tillë paradoksale, sa mund...