Uji rikthehet pjesërisht në Vlorë, rregullohet defekti por qyteti nuk furnizohet me kapacitet të plotë

Uji rikthehet pjesërisht në Vlorë, rregullohet defekti por qyteti nuk furnizohet me kapacitet të plotë

Vlora pas pesë ditësh thatësirë në rubineta, duket se po i kthehet normalitetit të furnizimit me ujë të pijshëm. Mbrëmjen e së hënës mbërriti nga Turqia, elektromanikota, e cila u vendos, ndërsa pas mesnate defekti i tubit kryesor u rregullua. Gjithcka përfundoi në orën 4:00 të mëngjesit, kur nisi edhe mbushja e depove. Sipas raportimeve me ujë po furnizohet i gjithë qyteti megjithatë rreziku nga presioni i lartë mbetet akoma, ndaj pajisja po mbahet nën monitorim. Sakaq autoritetet iu kanë bërë apel qytetarëve që të paktën deri në datën 1 të vitit të ri të mos e përdorin ujin për konsum apo për gatim. Një ditë më parë qytetarët mbajtën edhe një protestë para bashkisë, ku patën edhe përplasje me policinë. Të revoltuar për këtë...