Ujësjellësi i Elbasanit gjobit familjen që jeton me 50 euro asistencë mujore, i ndërpret ujin

Ujësjellësi i Elbasanit gjobit familjen që jeton me 50 euro asistencë mujore, i ndërpret ujin

PD përmes zëdhënëses Antikorrupsion, Gneta Vangjeli, akuzoi Ujësjellësin e Elbasanit për gjobitjen e një familjeje që jeton me të ardhura të pakta mujore. Në një deklaratë nga selia blu, Vangjeli tha se ujësjellësi i Elbasanit gjobiti me 10 mijë lekë familjen që jeton me 50 euro asistencë mujore, ndërsa i ndërpreu dhe ujin e pijshëm. PD kërkon që Shoqëria Rajonale Ujësjellës Kanalizime Elbasan të verifikojë menjëherë rrethanat dhe të anulojë masën administrative. Sipas Vangjelit, ky është shteti i kalbur i Edi Ramës dhe e tillë është qeverisja socialiste, ndërsa shton se asnjë familje nuk duhet të trajtohet në këtë mënyrë vetëm sepse është e varfër dhe nuk ka mundësi të mbrohet. Deklarata e zëdhënëses së Antikorrupsionit në PD, Genta Vangjeli: Arben Kalemaj, qytetari i sëmurë,...