Ujërat e zeza ndotin plazhin në Shkëmbin e Kavajës, pushuesit kërkojnë ndërhyrje

Ujërat e zeza ndotin plazhin në Shkëmbin e Kavajës, pushuesit kërkojnë ndërhyrje

Bregdeti i Durrësit po pret çdo ditë e më shumë pushues vendas, turistë të huaj dhe bashkatdhetarë. Megjithatë, përtej promovimit që i bëhet në arenën ndërkombëtare si një destinacion turistik, realiteti në disa zona të plazhit mbetet shqetësues. Në zonën e Shkëmbit të Kavajës, aty ku çdo ditë frekuentohet nga qindra pushues, panorama që ofrohet është një det i ndotur nga derdhja e ujërave të zeza, duke u bërë burim infeksioni për pushuesit dhe duke dëmtuar imazhin e bregdetit. “Plazhi ka shumë papastërti. Ky kanal duhet të hiqet, ka vite që është kështu. Deti ka shumë ndotje, është shumë rrezik për shëndetin. Këtu nuk funksionon shteti. Pisllëk po, taksat e qytetarëve merren dhe i hanë agallarët atje”, është shprehur një pushues. Sipas disa të tjerëve,...