“Ua kam dhënë koordinatat e sakta dhe emrat se kush e vrau”/ U paraqit në GJKKO, babai i Ervis Martinajt: Kur dëshmova në SPAK, i thashë të gjitha
Babai i Ervisit Martinajt, Mustafa Martinaj është paraqitur për herë të dytë në Gjykatën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, në procesin për pronat e djalit të tij Seanca është shtyrë sërish për shkak të mungesës së dy avokatëve, por pas seancës Mustafa Martinaj ka deklaruar se nuk ka asnjë lëvizje nga autoritetet sa i përket zbardhjes së ngjarjes së zhdukjes së djalit të tij, Ervis Martinaj. “Nuk duan ta zbardhin, prandaj e lënë në Kurbin, pasi ua kam dhënë koordinatat e sakta dhe emra konkretë”, është shprehur ai. Sipas tij, në moszbardhjen e ngjarjes janë të përfshirë edhe drejtues të policisë kriminale gjatë viteve të fundit. “I kam thënë të gjitha në SPAK kur erdha dëshmova me kërkesën time, askush nuk është...
Burimi:
top-channel.tv