U vra me armë zjarri/ Ky është 66-vjeçari, pronari i karburantit që u qëllua me plumb në kokë në Sarandë
Ky që shihni në foto është Rexhep Ismaili, 66-vjeçari që u vra me plumb në kokë mbrëmjen e sotme në Sarandë. Korrespondentja e Top Channel Entjola Budo bën me dije se ngjarja ka ndodhur në Gjashtë të Sarandës dhe viktimë ka mbetur Rexhep Ismaili, 66 vjeç, pronar i një karburanti. Ai njihej si biznesmen në qytet dhe po ashtu ka qenë kryetar i shoqatës “Çamëria”. Top Channel
Burimi:
top-channel.tv