U vendos pas shkarkimit të Ilir Prodës, Sokol Bizhga merr detyrën si Drejtor i komanduar i Policisë së Shtetit

U vendos pas shkarkimit të Ilir Prodës, Sokol Bizhga merr detyrën si Drejtor i komanduar i Policisë së Shtetit

Sokol Bizhga merr zyrtarisht detyrën si Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, i komanduar. Shkresa që mban numrin 70/y e firmosur nga ministrja e Brendshme Albana Koçiu, i është dërguar në mesditë drejtuesit të lartë Sokol Bizhga, i cili deri më tani mbante postin e zv.drejtorit të Përgjithshëm. Kompetencat e kryepolicit Bizhga i mori pas shkarkimit nga detyra të Ilir Prodës me arsyetimin se në protestën e Partisë Demokratike më 28 shkurt nuk u ruajt rendi dhe siguria, kryesisht në Vila 31, ish vila e Erver Hoxhës, ku protestuesit hodhën molotovë e fishekzjarrë ndërsa brenda godinës ndodheshin 7 artistë francezë. Sokol Bizhga do të qëndrojë në këtë detyrë derisa pasuesi i Ilir Prodës të zgjidhet me konkurs. Garues duhet të jetë të gjithë ata...