U përplas me deputetët e PS për banorët e Rrjollit, përjashtohet me 20 ditë nga Kuvendi Agron Shehaj
Agron Shehaj TIRANË- Deputeti i Partisë “Mundësia”, Agron Shehaj është përjashtuar me 20 ditë nga punimet e Kuvendit me kërkesë të mazhorancës. Vendimi u mor sot gjatë mbledhjes së Sekretariatit për Procedurat, Votimet dhe Etikën. Në kërkesën e Partisë Socialiste thuhej se Shehaj bllokoi foltoren dhe pas tërheqjes së vëmendjes ai nuk e ka liruar atë duke penguar vazhdimin normal të seancës parlamentare. Gjatë seancës plenare më 2 mars, Shehaj komentoi protestat e banorëve të fshatit Rrjoll në Velipojë. Shehaj tha se banorët e Rrjollit po dhunohen dhe po u grabitet prona nga kompania në pronësi të Bashkim Ulaj e cila ka nisur ndërtimin e resortit “Blue Borgo” në këtë zonë. Pas fikjes së mikrofonit, Shehaj nisi të debatonte me socialistët, i cili më pas...
Burimi:
zeri.ai