U ndalua nga AMP për shpërdorim detyre, oficeri i policisë në Sarandë i kërkoi para dy të arrestuarve për trafikim droge
Një oficer i policisë gjyqësore në Sarandë, identifikuar me inicialet Edmond Ruçi, është ndaluar nga Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, i dyshuar për korrupsion pasiv të personave që ushtrojnë funksione publike. Ndalimi i tij vjen si pjesë e hetimeve për rastin e regjistruar me procedimin penal për veprën “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, në ngarkim të shtetasve Adriel Zanaj dhe Keivin Duro. Gjatë kontrollit të automjetit të drejtuar nga Zanaj, u gjetën dhe sekuestruan 24 doza me lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa, ndërsa dy shtetasit u arrestuan në flagrancë. Hetimet për këtë rast po vijojnë. Gjatë hetimeve për këtë çështje, Prokuroria ngriti dyshime për përfshirjen e oficerit Edmond Ruçi në veprimtari të kundraligjshme dhe të dyshuara korruptive, duke...
Burimi:
top-channel.tv