U largua nga shtëpia pasi debatoi me të ëmën, gjendet pas 24 orësh 11-vjeçari

U largua nga shtëpia pasi debatoi me të ëmën, gjendet pas 24 orësh 11-vjeçari

Është gjetur pas 24 orësh 11-vjeçari që kishte humbur kontaktet me familjarët. Ai u gjet në Portin e Durrësit, ndërsa ende nuk dihet si ka shkuar deri atje. Sipas informacioneve, i mituri u largua nga shtëpia për në shkollë pas një debate me nënë e tij, mirëpo nuk u paraqit në shkollë. Ai jetonte me të ëmën në zonën e Freskut, pasi prindërit ishin divorcuar.   Top Channel