U la nga shoku në mjetin e rënë në përrua, gjendet pas një muaji trupi i të riut në Mat

U la nga shoku në mjetin e rënë në përrua, gjendet pas një muaji trupi i të riut në Mat

Pas rreth një muajsh kërkime, është gjetur trupi i pajetë i Jurgen Karajt, të riut që ra në lumë së bashku me shokun e tij më 10 janar. Trupi i 30-vjeçarit u gjet në afërsi të fshatit Urakë, gjatë patrullimit me gomone të forcave të ushtrisë. Në vendin e ngjarjes po shkon grupi hetimor. Ngjarja ka ndodhur më 10 janar rreth orës 01:30, ku konkretisht automjeti që drejtonte 24-vjeçari, Andi Losha dhe ku ishte pasagjer Jurgen Karaj, 30 vjeç ra në përrua. Sipas policisë Losha u largua nga vendngjarja pa lajmëruar policinë dhe pa i dhënë ndihmë pasagjerit, të cilin dyshohet se e ka marrë rrjedha e përroit. Losha u arrestua nga policia dhe pas testit të alkoolit u konstatua se 24-vjeçari e kishte drejtuar...