U kap me kokainë gati për shitje në automjet, arrestohet 38-vjeçari në Tiranë
■Policia e Tiranës ka arrestuar një 38-vjeçar, i cili u kap me një sasi kokaine në automjetin që drejtonte. Sipas njoftimit të policisë, në pranga ka rënë shtetasi A. K., 38 vjeç, banues në Tiranë. Ai u ndal në zonën e Mëzezit nga policia, ku gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin e tij tip Audi u gjetën një qese me rreth 100 gramë lëndë të dyshuar narkotike, të llojit kokainë. Shërbimet e policisë sekuestruan rreth 100 gramë lëndë e dyshuar narkotike Kokainë, dhe automjeti tip “Audi”. “Tiranë/Vijojnë operacionet kundër shitjes së drogave të forta, në zona të ndryshme të kryeqytetit. Operacioni “Destinacioni”/Arrestohet në Mëzez, një 38-vjeçar, me qese me Kokainë, në automjet, gati për shitje. Sekuestrohen rreth 100 gramë lëndë e dyshuar narkotike Kokainë, dhe...
Burimi:
sot.com.al