U kap me avion privat mbi centralin bërthamor, Ministria e Drejtësisë kërkesë Francës për ekstradimin e Ermal Beqirajt

U kap me avion privat mbi centralin bërthamor, Ministria e Drejtësisë kërkesë Francës për ekstradimin e Ermal Beqirajt

Ministria e Drejtësisë ka përcjellë pranë autoriteteve franceze dokumentacionin zyrtar për ekstradimin e biznesmenit Ermal Beqiraj, i arrestuar pak ditë më parë në Francë. Burime pranë Prokurorisë së Posaçme bëjnë me dije se, pas kërkesës së SPAK, ministria ka dërguar dokumentet përkatëse te autoritetet ligjzbatuese franceze, duke nisur zyrtarisht procedurat për kthimin e tij në Shqipëri. Në dosjen e ekstradimit është përfshirë edhe vendimi i Gjykatës së Posaçme, e cila ka caktuar ndaj Beqirajt masën e sigurisë “arrest në burg”, pasi ai dyshohet për kryerjen e shtatë veprave penale. Beqiraj u arrestua nga autoritetet franceze pasi u kap duke fluturuar me një avion privat mbi një central bërthamor. Ndërkohë, dy ditë më parë, SPAK kërkoi sekuestrimin e pasurive të tij në Francë, të dyshuara se...