U godit në kokë nga policia, Ministria e Shëndetësisë tregon gjendjen e deputetit të PD-së

U godit në kokë nga policia, Ministria e Shëndetësisë tregon gjendjen e deputetit të PD-së

Ministria e Shëndetësisë informon se deputeti demokrat Bledion Nallbati po i nënshtrohet ekzaminimit, ndërkohë që është koshient dhe në gjendje stabël. Deputeti demokrat u nis më herët drejt Spitalit të Traumës pas përplasjeve me uniformat blu, ku Nallbati u godit në kokë. Ndërkohë sipas autoriteteve të plagosur kanë mbetur edhe 14 efektivë, 9 prej të cilëve ndodhen te Spitali i Traumës dhe 5 të tjerë në QSUT.