U gjobit 50 mijë lekë nga GJKKO se mungoi në seancë, reagon avokati i Veliajt: Gjykata ishte në dijeni se kisha një…
Avokati i Erion Veliajt, Plarent Ndreca, ka reaguar në rrjetet sociale për gjobitjen e tij 50 mijë lekë nga Gjykata e Posaçme, pasi mungoi në seancën e sotme gjyqësore të kryebashkiakut të Tiranës. Ndreca sqaron se arsyeja e mungesës ishte një tjetër gjyq ku duhet të ishte si avokat, paralelisht me seancën e kryebashkiakut. Avokati thotë se GJKKO ishte vënë në dijeni të pamundësisë, bashkë me shkaqet, por nuk është marrë parasysh. “Nuk u interesua nëse mbrojtësit kishin angazhime të tjera, por sot gjobit një prej tyre sepse nuk e paska njoftuar për një konflikt oraresh, që ajo vetë nuk u interesua kurrë as ta pyeste, as ta verifikonte”,- thotë Ndreca. Avokati lajmëron se do t’i drejtohet Dhomës Kombëtare të Avokatisë për gjobitjen e tij...
Burimi:
sot.com.al