U gjet i hedhur në humnerë, trupi i Eglant Koçit dërgohet në morg; viktima ka plagë pas koke
Një ditë pas gjetjes së trupit të pajetë të Eglant Koçit në fshatin Cerrujë, ekzaminimet paraprake kanë evidentuar një plagë në pjesën e pasme të kokës, e cila dyshohet se mund të jetë shkaktuar nga armë zjarri. Trupi i të riut është dërguar në morg, ku do t’i nënshtrohet një ekspertize më të detajuar mjeko-ligjore. Identifikimi i trupit, i gjetur në gjendje të avancuar dekompozimi në fshatin Cerrujë, u bë nga familjarët e Eglant Koçit, pasi policia e lokalizoi atë me ndihmën e dronëve. Eglant Koçi ishte shpallur i zhdukur prej rreth dy javësh. Për këtë ngjarje, policia ka shpallur në kërkim Armand Shakaj. Shakaj ka përdorur një karrotrec për të transportuar automjetin e tij drejt zonës së Ibës më 6 qershor. Dyshimet janë se...
Burimi:
sot.com.al