U fut i armatosur në lokal, kanosi klientët dhe goditi në kokë pronarin, arrestohet pas disa orësh arrati 28-vjeçari në Kavajë
Një 28-vjeçar është vënë në pranga në Kavajë pasi i armatosur ka goditur me qytën e pistoletës pronarin e lokalit dhe ka kanosur disa klientë. Terror në një lokal në qytetin e Kavajës, 28-vjeçari i armatosur godet me qytën e pistoletës pronarin e lokalit dhe përplaset gjatë arratisë. Ngjarja ndodhi në qytetin e Kavajës, ku 28-vjeçari Murat Curri, alias Murat Cërriku, i armatosur ka hyrë në një bar-kafe, duke kanosur klientët dhe duke goditur me qytën e pistoletës pronarin e lokalit. Sipas Policisë, ngjarja ndodhi rreth orës 09:40 të së dielës në lagjen nr. 2 të qytetit. Pas aktit të dhunshëm, autori i dyshuar u largua me shpejtësi me automjet, duke dëmtuar edhe një mjet të parkuar gjatë tentativës për t’u arratisur. Policia e Kavajës,...
Burimi:
top-channel.tv