U dhunua në një pikë karburanti, dalin pamjet e avokatit të Metës i shtruar në spital
Kujtim Cakrani, avokati i ish-presidentit Ilir Meta, është dhunuar në Vlorë. Aktualisht Cakrani ndodhet në Spitalin e Vlorës duke marrë ndihmë mjekësore i shtruar në repartin e kirurgjisë. Cakrani është konfliktuar me persona të tjerë në një pikë karburanti për një derë automjeti të lënë të hapur. Të njëjtat burime thotë se Kujtim Cakranin e kanë goditur me derën e automjetit në fytyrë.
Burimi:
sot.com.al