U dënua nga GJKKO me 1 vit burg, policia e Durrësit ekzekuton vendimin për ish-kryebashkiakun e Rrogozhinës

U dënua nga GJKKO me 1 vit burg, policia e Durrësit ekzekuton vendimin për ish-kryebashkiakun e Rrogozhinës

Policia e Durrësit ka ekzekutuar vendimin e Gjykatës së Posaçme për kryebashkiakun e Rrogozhinës Edison Memolla, 39 vjeç, si dhe Blerim Xhamani e Ndriçim Tafxhafa, të cilët akuzohen për korrupsion në zgjedhje.  “Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare të DVP Durrës ekzekutuan vendimin e datës 09.02.2026, të Gjykatës së Posaçme të Apelit Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, e cila ka dënuar me nga 1 burgim, shtetasit E. M., 39 vjeç, B. Xh., 48 vjeç dhe N. T., 54 vjeç, banues në Rrogozhinë, për veprën penale “Korrupsioni aktiv në zgjedhje”, kryer në bashkëpunim.”, njofton policia. Memolla u vetëdorëzua dje para autoriteteve vetëm pak orë pasi Gjykata e Apelit të Posaçëm e dënoi me një vit burgim, pasi u gjet fajtor për korrupsion në...