U dënua me një vit burg/ Reagon ish-kryebashkiaku i Rrogozhinës, Edison Memolla: Lufta ime nuk mbaron këtu

U dënua me një vit burg/ Reagon ish-kryebashkiaku i Rrogozhinës, Edison Memolla: Lufta ime nuk mbaron këtu

Ish-kryebashkiaku i Rrogozhinës, Edison Memolla, u dënua me një vit burg nga GJKKO, pasi u gjet fajtor për korrupsion në zgjedhjet e pjesshme të vitit 2022. Gjithashtu, në vendimin e shpallur këtë të hënë nga Apeli i Posaçëm, Kryebashkiaku u dënua edhe me pesë vjet dënim plotësues për të mos u përfshirë në funksione publike. Blerim Xhamani dhe Ndriçim Tafxhafa u dënuan me një vit burg, ndërsa Isuf Toskut iu konvertua dënimi në shërbim prove. Pas vendimit të dhënë, Memolla u vetëdorzua në policinë e Durrësit, me këtë të fundit që ekzekutoi masën e arrestit. Ai ka reaguar në një postim në rrjetet sociale, “ku shkruan se tentakulat e gjyqtarëve kundërshtarë politik, shtrihen më gjerë sesa besimi dhe forca që ka drejtësia e re” dhe...