U dënua me 1 vit burg për korrupsion, arrestohet kryebashkiaku socialist Edison Memolla

U dënua me 1 vit burg për korrupsion, arrestohet kryebashkiaku socialist Edison Memolla

Kryetari i Bashkisë së Rrogozhinës, Edison Memolla, është arrestuar pasi Gjykata e Posaçme e Apelit la në fuqi dënimin me 1 vit burg për veprën penale “korrupsioni aktiv në zgjedhje”, kryer në bashkëpunim. Memolla u vetëdorëzua në polici pas vendimit të datës 9 shkurt 2026. Bashkë me të u arrestuan edhe dy bashkëpunëtorët e tij, Blerim Xhamani, 48 vjeç, dhe Ndriçim Tafgjata, 54 vjeç, të tre banues në Rrogozhinë. Gjithashtu gjykata i ka hequr Memollës të drejtën për të ushtruar funksione publike për 5 vite. Me 1 vit burg është dënuar edhe Blerim Xhamani për “korrupsion aktiv në zgjedhje” dhe “falsifikim dokumentesh”, të kryera në bashkëpunim. Ndriçim Tafgjata është dënuar po ashtu me 1 vit burg për “korrupsion aktiv në zgjedhje”. Ndërsa Isuf Tosku, i...