Burimi:
zeri.ai
Foto © zeri.ai
U betua mes zhurmës dhe flakadanëve, Endri Shabani merr zyrtarisht detyrën si Avokat i Popullit
endri shabani prezantohet si avokat i popullit TIRANË- Avokati i ri i Popullit, Endrit Shabani, mori sot zyrtarisht detyrën, një ditë pas betimit të tij përpara Kuvendit të Shqipërisë, duke nisur ushtrimin e mandatit kushtetues që i është besuar. Shabani u prezantua përpara komisionerëve, administratës dhe stafit të institucionit përmes një prezantimi zyrtar që u krye nga Sekretari i Përgjithshëm i Kuvendit të Shqipërisë, Genci Gjonçaj. Një ditë më parë, Endri Shabani u betua si Avokat i Popullit, në kushte aspak të zakonta në Kuvend. Mes tensioneve, zhurmës dhe flakadanëve, ai u betua pasi kryeparlamentari Niko Peleshi ka lexuar fjalët e betimit. Deputetët opozitarë u përpoqën të ndalonin betimit, por nuk ia arritën, ndërsa Endri Shabani i përshëndeti me një puthje. Endri Shabani u zgjodh në seancën...