U arrestua pasi ktheu godinën 3 katëshe në kazino, lirohet nga qelia 47-vjeçari në Lezhë

U arrestua pasi ktheu godinën 3 katëshe në kazino, lirohet nga qelia 47-vjeçari në Lezhë

47-vjeçari, i cili u arrestua në flagrance si përgjegjës i kazinosë, e cila u zbulua tre ditë më parë në një godinë trekatëshe në bulevardin “Gjergj Fishta” në Lezhë, u lirua nga qelia. Bledar Arapi u njoh me masën e sigurisë në Gjykatën e Lezhës, e cila, pasi dëgjoi palët, gjyqtarja Eglantina Biba e cilësoi të ligjshëm arrestimin e Bledar Arapit dhe vendosi ndaj tij masën e sigurisë “Arrest në Shtëpi”, ashtu siç kishte kërkuar prokurorja e çështjes, Irena Sufaj, për veprat penale “Organizimi ose ushtrimi i veprimtarive të lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. Vendimi i gjykatës: Pranimin e kërkesave të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë. Vleftësimin si të ligjshëm...