U arrestua me 58 kg kanabis, lirohet nga burgu ish-punonjësja e AKSHI-t (Emri)

U arrestua me 58 kg kanabis, lirohet nga burgu ish-punonjësja e AKSHI-t (Emri)

Erisa Fero, ish-zyrtarja e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI), është liruar sot nga burgu i grave në Pojskë, pasi përfitoi nga amnistia penale. Fero u arrestua në dhjetor të vitit 2022, pas një kontrolli të automjetit të saj në aksin Pogradec–Qafë Thanë, ku u gjetën 58 kilogramë lëndë narkotike kanabis. Sipas hetimeve të zhvilluara në atë kohë, droga dyshohej se do të trafikohej drejt Maqedonisë së Veriut. Ngjarja tërhoqi vëmendje të gjerë publike, veçanërisht për shkak të detyrës që Fero mbante në administratën shtetërore. Pas arrestimit, AKSHI njoftoi largimin e saj nga funksioni që mbante pranë këtij institucioni. Pas kryerjes së një pjese të dënimit, ish-punonjësja e AKSHI-t ka lënë sot qelinë, duke përfituar nga ndryshimet e parashikuara në amnistinë penale.