“Turp, turp, turp”…/ Përmbytjet çojnë në protestë durrsakët, protestuesit “zbarkojnë” para bashkisë dhe përplasen me policinë
durres DURRËS- Qytetarët e Durrësit të prekur nga përmbytjet e dy ditëve të fundit, janë ngritur në protestë mbrëmjen e sotme. Dhjetëra qytetarë janë grumbulluar përpara bashkisë, teksa kërkojnë shpalljen e emergjencës civile. Duke brohoritur në kor "turp, turp, turp", protestuesit i janë drejtuar bashkisë së qytetit dhe kërkojnë vëmendjen e institucioneve për përmbytjet. Nuk kanë munguar përplasjet mes qytetarëve dhe policisë në ambientet e jashtme të bashkisë, pasi po tentohet të aksesohen ambientet e brendshme. Në Durrës është regjistruar gjithashtu dhe viktima e parë nga përmbytjet. Kryesisht problematikat më të mëdha janë në zonën e Kënetës, Katund i Ri dhe Sukth si pasojë e daljes së rumin Erzen nga shtrati ku janë përmbytur dhjetëra hektarë tokë dhe shtëpi.
Burimi:
zeri.ai