Turizmi në kilometrin e fundit të virgjër
Turizmi në kilometrin e fundit të virgjër Turizmi vlerësohet si një burim i pashtershëm, në realitet fitimet në një pjesë të madhe dalin jashtë vendit. Të presësh miliona vizitorë nuk është e njëjta gjë me të pasurit një ekonomi të zhvilluar. Në letra dhe në shumë media, pasqyrat e turizmit në Shqipëri vezullojnë si një mrekulli ekonomike. Rreth 12 milionë vizitorë kanë hyrë nga aeroporti apo kanë kaluar kufijtë tokësorë. Për një vend me më pak se 3 milionë banorë, ky është një fluks gjigant. Por, pas fasadës së plazheve të mbushura dhe hoteleve të reja që mbijnë si kërpudha, fshihet një e vërtetë e hidhur ekonomike: Shqipëria shet shumë, por fiton pak. Diferenca me të tjerët për të ardhurat nga turizmi është që për...
Burimi:
sot.com.al