“Turizmi” i naftës/ Drejtuesit e mjeteve zgjedhin të furnizohen në Maqedoninë e Veriut, shkak çmimi 60 lekë më pak

“Turizmi” i naftës/ Drejtuesit e mjeteve zgjedhin të furnizohen në Maqedoninë e Veriut, shkak çmimi 60 lekë më pak

Shumë drejtues mjetesh nga Shqipëria po zgjedhin të furnizohen me naftë në Maqedoninë e Veriut, duke kaluar përmes pikës kufitare të Qafëthanës. Arsyeja është çmimi më i ulët pasi diferenca me Shqipërinë arrin deri në 60 lekë për litër, duke bërë që kjo të jetë një zgjidhje më e leverdishme. Drejtuesit e automjeteve shkojnë në qytete si Struga dhe zonat përreth, ku furnizohen dhe kthehen në vend. Ky fenomen tregon interesin e qytetarëve për të kursyer para në karburant. Ata që kanë zgjedhur këtë mënyrë janë kryesisht banorët e zonave kufitare apo qyteteve që gjenden në afërsi të pikave të kalimit kufitar si Pogradrci, Korça dhe Përrenjasi apo Librazhdi. Ndryshimet e çmimeve ndërmjet dy vendeve po ndikojnë drejtpërdrejt në lëvizjet e qytetarëve, duke krijuar një...