“Turi Çiklistik i Shqipërisë 2026”/ Sot etapa e dytë e garës, ja rrugët që do të bllokohen duke nisur nga ora 12:00

“Turi Çiklistik i Shqipërisë 2026”/ Sot etapa e dytë e garës, ja rrugët që do të bllokohen duke nisur nga ora 12:00

Edhe këtë të martë do të zhvillohet etapa e dytë e ‘Turit Çiklistik të Shqipërisë 2026’. Siç është njoftuar çiklistët pjesëmarrës do të nisen nga Lezha në orën 12:00 dhe do të përfundojnë garën në Elbasan. Një ditë më parë u mbajt etapa e parë, ku fitues doli Belgu Kjell Cooman. -Etapa II-data 19.05.2026 Orari i bllokimit: 12:00Lezhë–Vorë–Golem–Rrogozhinë – finishi në Elbasan. -Etapa III-data 20.05.2026 Orari i bllokimit: 12:00Elbasan–Belsh–Kuçovë–Lushnjë–Unaza e Fierit – finishi në Vlorë. -Etapa IV-data 21.05.2026 Orari i bllokimit: 12:00Vlorë–Tuneli i Llogarasë–Himarë–Kuç–Lepincë–Kotë – finishi në Vlorë. -Etapa V-data 22.05.2026 Orari i bllokimit: 10:00Vlorë–Rrethrrotullimi i Lushnjës – finishi në Fier. Policia e Shtetit apelon për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin e qytetarëve gjatë zhvillimit të aktivitetit, si dhe rekomandon përdorimin e akseve alternative në segmentet ku...